Site icon Telegrafi

Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Mikel Arteta ka insistuar se Gabriel Martinelli mbetet një pjesë e rëndësishme e planeve të tij, përkundër faktit se vendi i yllit të Arsenalit në formacionin startues është në rrezik serioz pas transferimit të Raheem Sterling.

Martinelli ka qenë një lojtar kyç në progresin që ka pasur Arsenali nën urdhrat e Artetës i cili më herët gjatë kësaj jave ishte shpërblyer me një kontratë të re tre vjeçare.

23-vjeçari në sezonin 2022/2023 pati një formë të shkëlqyer aty ku shënoi 15 gola, por forma e tij ka rënë gjatë 12 muajve të fundit.

Lëndimet dhe forma e mirë e Leandro Trossard nuk e ka ndihmuar aspak kauzën e tij ndërsa edhe transferimi i Sterling në ditën e fundit të afatit kalimtar e ka rritur konkurrencën në atë pozicion.

Martinelli ka qenë startues në dy ndeshjet e para këtë sezon, por më pas ishte lënë në bankën rezervë në barazimin 1-1 ndaj Brightonit para pauzës me kombëtare.

“Veçanërisht në këtë nivel, ne po flasim për atë që duhet të bëjmë këtë javë dhe në mënyrën se si luajmë dhe kërkesat që kemi”, ka thënë Arteta.

“Na nevojiten sulmues me aftësi që të luajnë një për një, të sulmojnë hapësirat, të rrisin kërcënimin për gol nga çdo pozicion dhe ne kemi lojtarë që mund të luajnë në pozita të ndryshme në sulm”.

“Në të kaluarën ne duhej që të mbroheshim kur nuk e kishim topin por tani të gjithë lojtarët që kemi këtu e kanë këtë aftësi”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Exit mobile version