Arsenali nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në udhëtim te Bournemouth (1-1).
Edhe pse Topçinjtë e dominuan ndeshjen me mbajtje të topit në metrat e fundit ku duhet të ishin të rrezikshëm, nuk u treguan të tillë.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minuan e 36-të, kur Jack Stacey pason te Dan Gosling, i cili nga afër shënon për 1-0.
Pjesa e par u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Arsenali e rriti presionin dhe rrezikoi që në fillim me Pierre Emerick Aubameynag.
Në minutën e 64-të erdhi edhe barazimi. Aubameyang me një goditje të sakt barazoi shifrat në 1-1.
Vendasit kishin disa raste nga fundit, por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.
Arsenali me 24 pikë mbetet në vendin e 11-të. /Telegrafi/
Dan Gosling puts Bournemouth ahead vs Arsenal pic.twitter.com/qguy5d6d0c
— GT2 (@GrimtweetsII) December 26, 2019
Aubameyang scores Arsenal's equaliser pic.twitter.com/vk9uCKqnwY
— GT2 (@GrimtweetsII) December 26, 2019