Site icon Telegrafi

Arteta: Arsenali është klubi më i madh në Angli, tifozët duhet ta kthejnë mbështetjen dhe ta kthejmë frikën te kundërshtarët

Mikel Arteta (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se ai mund të kthej përsëri tifozët në mbështetje të klubit më të madh të futbollit në Angli, pas disa muajve të vështirë.

Ish-ylli i Topçinjve Arteta, i cili ishte një fitues i dyfishtë i Kupës FA me klubin përpara se të pensionohej në vitin 2016, u emërua si pasardhësi i Unai Emery në fillim të këtij muaji, ndërsa barazoi 1-1 me Bournemouth në ndeshjen e tij të parë.

Ai përballet me një provë të madhe ndaj rivalit, Chelseat, në ndeshjen e fundit të klubit të vitit 2019 dhe Arteta tani ka përshkruar planet e tij se si të rimarrë ditët e lavdisë së Arsene Wenger në veri të Londrës, duke shtuar se është e domosdoshme që ekipi i tij dhe mbështetësit të jenë një vijë.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Artetas si trajner i Arsenalit: Nder i madh, duam t’i kthejmë trofetë

“Ne duhet ta lidhim skuadrën përsëri me tifozët. Ndjej se në sezonet e fundit ka pasur një shkëputje të madhe, dhe ne po humbasim shumë fuqi”, ka thënë fillimisht Arteta për Sky Sports.

“Unë thashë më parë se ata janë ndoshta pjesa më e rëndësishme e klubit të futbollit, dhe ne duhet t’i marrim ata në bord, duhet t’i bindim ata, dhe duhet të jemi në gjendje të transmetojmë atë që po përpiqemi të bëjmë me ekipin”.

Arteta duke përgëzuar lojtarët pas ndeshjes së tij të parë (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Shpresojmë që të dielën ata do të fillojnë të shohin disa gjëra pozitive. Procesi do të zgjasë ca kohë, por shpresoj se mund të fillojmë t’i angazhojmë ato përsëri”.

“Mendoj se gjërat kanë ndodhur në dy sezonet e fundit që kanë një thënie të fortë për situatën. Nëse tifozët mund të shohin një identitet afër asaj që janë mësuar të shohin me Arsenalin, ata do të jenë me neve”.

Grinta e Artetas gjatë kohës sa ishte lojtar i Arsenalit

“Ne jemi klubi më i madh i futbollit në Angli dhe duhet të luajmë pak me atë arrogancë, me atë besim. Ky stadium duhet të krijojë përsëri frikë. Më parë e urreja të vija këtu si kundërshtar, dhe ne duhet ta përdorim atë fuqi”.

Lexo po ashtu Wenger mbështet Artetan si trajner i Arsenalit: Do të jem tifoz i tij

“Në momentin kur jeni në këtë klub futbolli, ju ndjeni presionin që ju duhet të luani këtu. Kërkesa është të fitoni, të fitoni trofe, të fitoni çdo tre ditë, të jeni më mirë se kundërshtarët tuaj”.

“Këto janë standardet këtu dhe nuk mund të jenë asgjë tjetër. Kur të keni tifozët me vete, është konfidencë, është besim, ju ndjeheni të mbrojtur”.

“Ky klub nuk meriton asgjë tjetër përveç përsosmërisë. Ai meriton më të mirën çdo ditë. Kushdo që kalon nëpër atë derë duhet të kuptojë se kjo është ajo që ne do të kërkojmë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version