Arsenali nuk ia doli të vazhdonte me ecurinë pozitive të fitoreve radhazi, pasi Manchester United i mposhti 3-1 në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, dhe i la ata vetëm në pesë fitore të arritura në këtë fillim sezon.
Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta pretendoi se gjyqtari Paul Tierney e pranoi se ishte një faull ‘i butë’.
“Nuk mund të bëjmë asgjë tani”, potencoi trajneri i Arsenalit, skuadra e të cilit mbetet në krye të tabelës së Ligës Premier. “Është shumë vonë. Vetëm ji konsistent”.
“Ne pranuam golin e parë. Pas kësaj, ishim të gjithë ne. Rast pas rasti. Dominimi i lojës. Të imponojmë veten në mënyrën se si duam të luajmë. Unë u thashë djemve në pjesën e parë: ‘Loja është për ta dominuar. Nëse luajmë edhe më me guxim, do ta fitojmë këtë lojë’”.
“Shkuam në 1-1. Pësuam një gol (për 2-1). Është një mësim i madh. Nëse doni të fitoni këtu, duhet të bëni gjithçka ashtu siç duhet”, vazhdoi ai.
Arteta bëri një zëvendësim të trefishtë kur Arsenali po humbiste 2-1 në minutën e 74-të, duke zëvendësuar Oleksandr Zinchenko, Sambi Lokonga dhe Odegaard me tre sulmues në Fabio Vieira, Eddie Nketiah dhe Emile Smith Rowe.
Trajneri i Arsenalit u kritikua për naivitetin e këtyre ndryshimeve, me komentatorin e Sky Sports, Gary Neville në mesin e atyre që menduan se prezantimi i një treshe të tillë sulmuese ishte një lojë e rrezikshme.
Forma e skuadrës së Arsenalit ishte në rrënim pas kësaj dhe United kapitalizoi për të shënuar golin e tretë. Bruno Fernandes luajti topin në prapavijën e tyre për Eriksen, i cili më pas e kaloi te Rashfordi për të shënuar. /Telegrafi/