Site icon Telegrafi

Arter tregon se çfarë i tha Guardiola pas takimit ndaj Cityt (Foto)

Momenti mes Pep Guardiola dhe Harry Arter pas fitores së Manchester Cityt dhe Bournemouthit vazhdon të komentohet në media dhe rrjetet sociale.

Trajneri spanjolli ngushëlloi mesfushorin për vdekjen e vajzës në vitin 2015 dhe njëkohësisht e uroi për fëmijën që po pret të lind këtë javë.

Lexo po ashtu Të gjithë po e përshëndetin gjestin e madh të Guardiolas ndaj lojtarit të Bournemouthit (Video)

Mediat e kishin të vështirë të deshifronin fjalët e Pep, por Arter ka treguar saktësisht çfarë i ka thënë trajneri i Cityt.

“Ai më tha mua dhe partneres sime urimet më të mira para lindjes së fëmijës tonë”, ka thënë Arter. /Telegrafi/

Vlen të theksohet se ylli i Bournemouthit ka tatuazh ’10-12-2015′, këta numra janë datëlindja e Renees, e cila nuk jeton më. /Telegrafi/

Exit mobile version