Site icon Telegrafi

Artepidemia prek edhe Shqipërinë

Pandemia e koroanavirusit ndau njerëzit, por jo shpirtrat e tyre të cilët kanë mënyra të ndryshme për t’u ribashkuar, për t’i dhënë forcë e besim njëri-tjetrit.

Nisi me duartrokitje për bluzat e bardha, më pas me muzikë në ballkonet e ambiente familjare të vetëkarantinimit, videomesazhe nga shtëpitë… dhe tani përmes artesh figurative.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, shprehet se “ngujimi nëpër shtëpi u ka dhënë krahë fantazisë së artistëve, por edhe qytetarëve të thjeshtë të çdo moshe, për të sjellë krijime artistike me mesazhin se jeta do të triumfojë edhe kësaj radhe”.

Margariti sjell një videomontazh të disa pikturave nga artistë të mirënjohur shqiptarë të përshtatura me kontekstin e situatës që po kalojmë.

Exit mobile version