Arielle Pardes ka qenë duke vizituar një muze në Çikago të Shteteve të Bashkuara, kur ka parë atë që ngjante me lodrën e popullarizuar së fundmi.
Ky artefakt që ka tre koka, është i vjetër rreth katërmijë vjet, ndërsa ishte zbuluar në Irak gjatë vitit 1930, prej kur është dërguar për ekspozim, transmeton Telegrafi.
“Asgjë më nuk është origjinale, ja ku është kopjuar flutura e famshme”, ka shkruar Pardes në përshkrimin e fotografisë, që është shpërndarë 37 mijë herë.
Mësohet se ky objekt, vendosej në maje të një shkopi dhe përdorej si armë për të goditur kryesisht kafshët. /Telegrafi/