Artane Rizvanolli e ka pranuar detyrën e ministres së Ekonomisë nga ministri i deritashëm Muharrem Nitaj.
Nitaj në Facebook ka shkruar se e ka njoftuar Rizvanollin për punët në ME.
“E prita e i dorëzova detyrën ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli! E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!
Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë! Stafit tim të zëvendësministrave, këshilltarëve dhe asistentëve, si dhe gjithë punëtorëve të Ministrisë, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë”, ka njoftuar Nitaj. /Telegrafi/