Auto Mita, në partneritet me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ofron një mundësi financiare inovative për blerjen e makinës tuaj të re.
Kjo ofertë ju jep mundësinë të paguani pjesën tjetër të shumës në fund të periudhës, pas 6 vitesh, duke e lehtësuar kështu barrën financiare.
Norma nominale e interesit për këtë ofertë është 5.99%, dhe norma efektive e interesit është 6.34%. Kësti llogaritet me 20% të shumës së pjesëmarrjes së klientit dhe 35% të pagesës përfundimtare pas 6 vitesh.
Këtë ofertë së fundmi e ka shfrytëzuar edhe ish-banori i Big Brother VIP, Kosova, Artan Thaqi, i cili ka vendosur të blejë makinë të re.
Ai thotë se oferta e fundit e Auto Mitës është tejet e përshtatshme për ata që dëshirojnë të blejnë veturë.
“Kam vendos me marrë Renault Australin, këtë do ta gëzojmë. Ka qenë kampanja e Auto Mita, ka qenë e përshtatshme për mu s’kam hezitu e kam marrë, e kam bërë një marrëveshje të shpejtë, tha ai.
Ndryshe kjo nuk është hera e parë që familja e Artan Thaçit bashkëpunon me Auto Mitën. Ikona e humorit, Rasim Thaçi-Cima, sa ishte gjallë, e kishte dërguar makinën në servis për të bërë një transformim të saj.
Përfaqësuesi i Ranault në Kosovë, Auto Mita, kishte marrë përsipër transformimin e kësaj veture përkundër gjendjes së saj.
Falë punës së “Auto Mitës” vetura e Cimës tashmë është transformuar totalisht.
I biri premtoi se do ta ruaj atë siç e kishte ruajtur Cima.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Auto Mita
Nr.tel: 045 500 588
E-mail: info@automita.com