Site icon Telegrafi

Artan Mehmeti Atasheu i parë Ekonomik në Bruksel

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, bëri një prezantim për rëndësinë e atasheut dhe përgjegjësitë e tij në Bruksel. “Atasheu i parë është vendosur të jetë në Ambasadën në Bruksel për shkak të procesit të negocimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, ku afër 70 pwr qind e kësaj marrëveshje është marrëveshja e tregtisë së lirë, prandaj ka qenë domosdoshmëri të fillojmë me Ambasadën e Brukselit”, theksoi Kusari – Lila.

Artan Mehmeti do të jetë pikë kontakti për Drejtoratin e Tregtisë dhe Drejtoratin për Zgjerim në kuadër të Bashkimit Evropian si dhe organizatave tjera ndërkombëtare për raportet ekonomike të Kosovës me BE. “Jam i nderuar që jam i përzgjedhur si Atasheu i parë Ekonomik i Kosovës. Përfaqësimi i bizneseve, të Kosovës, promovimi i investimeve është i një rëndësie të veçantë për ekonominë e Kosovës, posaçërisht gjatë fillimit të negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në” , tha Mehmeti.

Prezantimi i Atasheut, fillimisht është bërë para përfaqësuesve të asociacioneve të biznesit me qëllim të informimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij. Përfaqësuesit e bizneseve e kanë mirëpritur emërimin e tij duke thënë se ky post i ka munguar shumë Kosovës.

Artan Mehmeti, i cili do të fillojë punën nga java e ardhshme, do të promovojë eksportet edhe investimet në Kosovë, të shërbej si pikë kontaktuese brenda ambasadës për të zhvilluar agjendën e diplomacisë tregtare, dhe të shërbejë si urë lidhëse për kompanitë e Kosovës që shprehin interes specifik për vendin mikpritës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti synon të emërojë atashe tjerë ekonomikë në qendrat e rëndësishme ekonomike të Evropës dhe më gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version