Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në ‘Facebook’ shkroi “trishtim, keqardhje dhe dënim për sulmin terrorist në Vjenë”.
“Vjena dhe Austria kanë hapur dyert dhe janë nikoqire të shumë prej neve duke ofruar jetë e mundësi për të gjithë, ndërsa kontributi austriak në rajon është i jashtëzakonshëm”, shkruan Grubi.
Grubi shpreh keqardhje për familjarët e viktimave dhe se ky veprim mbi Vjenën është akt frikacaku dhe jo trimërie.
“Ekstremizmi i dhunshëm nuk ka vend në jetën tonë dhe duhet dënuar”, shkruan Grubi./Telegrafi/