Site icon Telegrafi

Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.

Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.

Lexo po ashtu Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

Ndryshe, gjatë ditës së sotme tifogrupi maqedonas ‘Komitët’ brohoritën thirrjet e zakonshme të tyre kundër shqiptarëve. Ende nuk ka reaguar policia dhe prokuroria./Telegrafi/

 

Exit mobile version