Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi thotë se ka hapësirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me presidencialet, diku nga fillimi i muajit maj, shkruan TV21, përcjell Telegrafi. Grubi thotë se me këtë veprim po bëhen përpjekje për të evituar shpenzimet shtesë për zgjedhjet parlamentare.
“Pritet që qeveria teknike në përputhje me marrëveshjen mes partive politike të realizohet diku në fund të janarit. Mos më zini për fjalë për datën e caktuar. Ka hapësirë të mjaftueshme në fillim të majit të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale me parlamentaret, dmth në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, tha mes tjerash Grubi.