Telegrafi

Artan Grubi: Jam i bindur se gjithë deputetët do të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij, kanë premtuar se vendin do ta anëtarësojnë në NATO.

“Gjithë 120 deputetët e Kuvendi premtuan se vendin do ta integrojnë në NATO dhe BE dhe se do ta zgjidhin kontestin e emrit me Greqinë, jam i bindur se gjithë deputetët do të votojnë ‘për'”, tha Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ftoi gjithë deputetët që të udhëhiqen nga arsyeja dhe të votojnë për ndryshim të Kushtetutës, ndërsa nuk precizoi nëse do të mbështesin lëshimin e Kuvendit për të nënshkruar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qëndrimi rreth zgjedhjeve është se nuk janë zgjidhje. Zgjidhje është që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së edhe atë sa më parë të jetë e mundur”, tha Grubi./Telegrafi/