Site icon Telegrafi

Artan Abrashi: Janë varrosur qytetarë pa asnjë dëshmi se kanë qenë të prekur nga COVID-19

Replika e kundër replika janë zhvilluar në seancën e Kuvendit ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka bërë akuza në drejtim të qeverinë në raport me menaxhimin e pandemisë se COVID-19.

“Spitalet e këtij vendi janë shndërruar në baraka të vdekjes për qytetarët e këtij vendi. Ka pasur raste kur qytetarët kanë humbur jetën e atyre u është thënë se kanë humbur jetën nga coronavirusi. Janë varrosur pa pasur asnjë dëshmi që kanë qenë të infektuar nga coronavirusi”, ka thënë Abrashi.

Deputeti i Vetëvendosjes ka vazhduar me tej me akuza ndaj qeverisë duke akuzuar këtë të fundit për cenim të sovranitetit të vendit kur në Kosovë kanë hyrë xhandarmëria serbe./Telegrafi/

Exit mobile version