Telegrafi

Arta refuzon të puthet me Kusturicën

Aktorja kosovare, Arta Dobroshi e cila po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Cannes, është përballur edhe me një pyetje të natyrës politike nga gazetarët francez dhe kritikët, në një debat të emisionit televiziv “Le Grand Journal”, të televizionit francez “Cannal Plus”.

Edhe pse gazetari francez ka tentuar që t’i nxitë që të puthen Arta dhe Emiri, ata nuk e kanë bërë këtë. Gazetari francez i ka pyetur Artën edhe Emirin: “Emir, ju jeni serb kurse ju Arta jeni kosovare. Kosova e ka shpallur pavarësinë kurse Serbia e ka kundërshtuar atë. A mund të putheni?”

Arta Dobroshi, pasi është skuqur nuk e ka kthyer përgjigjen por ka thënë: Po, kjo është e vërtetë, por me rëndësi është se edhe ne jemi qenie njerëzore. Një gjë kjo që është edhe kuptimi i filmit “Heshtja e Lornës”. Kjo është çështja më e rëndësishme të jesh pra një qenie njerëzore! – ka thënë Arta.

Gazetari francez përsëri pyet: – Pra a mund të putheni? – në të cilën pyetje përgjigjet Kusturica. Nuk e kam parë filmin e Artës por mund të flas në përgjithësi se pavarësia e Kosovës është pjesë e strategjisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe e planit për të zgjeruar bazat ushtarake në Evropë sidomos në lindje të saj. E kjo nuk ka të bëj më humanitetit, pra as të shqiptarëve e as të Kosovës e as të serbëve. Pra, kjo ka të bëj thjesht me një strategji ushtarake amerikane dhe asgjë nuk ka të bëj me humanitetin”.

Arta Dobroshi dhe Emir Kusturica janë duke marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Cannes. Përderisa Arta është në konkurrencë për aktoren më të mirë, me rolin kryesorë të saj në filmin “Heshtja e Lornës”, Emir Kusturica ka prezantuar filmin dokumentar për futbollistin e Argjentinës, Maradona, ekipi kombëtar i të cilit mundi Serbinë në Kampionatin e fundit Botërorë me rezultat 7 me 1 (Gjermania 2008). Filmi i Kusturicës është jashtë konkurrencës. /Express/