Arta Nitaj tashmë është një prej figurave të preferuara të rubrikave rozë të mediave shqiptare.
Ajo u bë e famshme në saje të hit serialit, “O Sa Mirë”, ku luajti rolin e nxënëses me emrin Xhesika.
Aktorja ka qenë e angazhuar edhe në shoun televiziv dhe debutues sportiv të RTV Dukagjinit, ku ka treguar sukses.
E natyrisht kjo ka shkaktuar lodhje tek zeshkania, e cila këto ditë ka zgjedhur të shijojë paksa rrezet e diellit dhe të relaksohet në deti.
Bukuroshja së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet joshëse dhe seksi e veshur në bikini duke pozuar pranë një pishine, ku binte në sy gjoksi i madh pas ndërhyrjes kirurgjike.
Ndryshe, Nitajn do ta shohim edhe në sezonën e vjeshtës në projekte të reja televizive në ekranet tona shqiptare. /Telegrafi/