Modelja Arta Nitaj, tani aktore në “O Sa Mirë” është shndërruar për momentin në një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.
Javën e kaluar ajo u përfol për një lidhje të mundshme me djalin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endritin, lidhje e cila mesa duket do të vazhdojë të aludohet me një pikëpyetje.
E ftuar së fundmi në emisionin “WazzUp” të Klan Kosovës, Arta rrëfeu për përvojën që po i jep seriali i “O Sa Mirë”, në të cilin aktualisht luan rolin e ‘Xhesikës’.
Ndonëse nuk është aktore me profesion, Nitaj pohoi se kolegët e saj të serialit nuk e shohin asnjëherë me syrin e keq faktin se ajo është auto-didakte, madje i përshkruan si staf i mrekullueshëm që gjithmonë e bën të ndihet mirë.
Ndërkohë, e pyetur nga gazetari Enur Pakashtica rreth jetës private dhe nëse është në lidhje me djalin e presidentit? Arta u përgjigj duke thënë se e ka ditur që fama ka anët e saj negative, si kureshtja e publikut rreth privatësisë, ama këtë gjë ajo dëshiron ta mbajë për vete.
“S’dua të mohoj as të pohoj asgjë, më duket pak shpejt me jep detaje ose me zbulu krejt privatësinë” u shpreh Arta, deklaratën e së cilës mund ta ndiqni nga minuta 10;00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=609&v=yAmt67Rv8TQ