Arta Nitaj ditën e djeshme (e hënë) ka festuar ditëlindjen e 26-të.
Ajo po ashtu në të njëjtën ditë do të performonte në spektaklin “Dance With Me”.
Pas performancës që bëri, aktorja u befasua për ditën speciale fillimisht nga Dafina Zeqiri dhe një mike e ngushtë, e më pas nga e ëma.
Kjo e fundit zgjodhi fjalët më të mira për të bijën, ndërkohë që tha se mezi pret ta takojë pasi këto kohë për shkak të angazhimeve kanë qëndruar më larg njëra-tjetrës.
“Mezi pres të vish në shtëpi për të më zbukuruar jetën”, ka qenë një nga fjalitë e nënës, të cilat e përlotën bukuroshen nga Peja.
Arta fillimisht u bë e njohur nga seriali vendor “O sa mirë”, e më pas udhëhoqi një emision sportiv.
Nitaj momentalisht është fokusuar në shoun “Dance With Me”, që tha se ka gabuar profesion pasi i pëlqen shumë vallëzimi. /Telegrafi/