Telegrafi

Arta Nitaj për pushime në ishullin privat të Bill Gatesit

Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj të shumtë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke mos i kursyer në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese.

Ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka treguar së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Dhe destinacioni që ka zgjedhur është mjaft luksoz, pasi në vendndodhjen e lokacionit, ajo ka treguar se është duke shijuar pushimet në ishullin privat të miliarderit Bill Gates, që ndodhet në Zanzibar të Tanzanisë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Nitaj është dukur mjaft atraktive në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, ku shihet e veshur me bikini me dizajn tropikal.

Ajo ka shijuar motin e ngrohtë dhe detin në kontinentin afrikan, duke u larguar pak nga përditshmëria e saj dhe jeta aktive në Prishtinë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Bukuroshja me prejardhje nga Peja, shquhet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk ka hezituar që ta ekspozojë për ndjekësit e saj të shumtë, të cilët janë afro 320 mijë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

 

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

 

Foto: Arta Nitaj/InstaStory