Site icon Telegrafi

Arta Nitaj pajtohet me Labin, thotë se nuk ka virus

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri në një prej deklaratave të tij kishte potencuar se nuk ka virus, referuar virusit vdekjeprurës COVID-19 që tash e disa muaj ka kapluar botën.

Me Labin duket se është pajtuar edhe modelja e aktorja nga Peja, Arta Nitaj, siç ka theksuar në postimin e fundit.

E njëjta ka publikuar një postim në InstaStory, ku shfaqet duke bërë ushtrime nga palestra.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

“S’ka virus, bravo Lab”, ka shkruar ajo sipër postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

Sipas kësaj që ka thënë Nitaj, duket se ndan mendimin e njëjtë me artistin e mirënjohur që nuk ekziston virusi.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Përkundër gjithë kësaj, në Kosovë javëve të fundit janë shtuar dukshëm numri i personave të prekur me COVID-19, gjë që ka detyruar rikthimin e masave në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version