Site icon Telegrafi

Arta Nitaj ironizon me coronavirusin: Kosova është gati të ndihmojë, 20 vite eksperiencë në karantinë

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Virusi Covid-19 është aktualisht tema më e diskutuar në mbarë globain, që ka shkaktuar një panik të jashtëzakonshëm.

Coronavirusi ka arritur shkallën që mund të përshkruhet si pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa kanë ndërruar jetë 4,291 të tjerë.

Një pandemi është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës, në të njëjtën kohë.

Lexo po ashtu Në cilësinë e psikiatres nëna e Rita Orës, Vera jep këshilla për shmangien e panikut për coronavirus

Lidhur me këtë temë, njerëz nga e gjithë bota kanë nisur një kampanjë ndërgjegjësimi në rrjetet sociale, e ka nga ata që edhe po ironizojnë me panikun e përhapur apo situatën e krijuar.

E tillë është bukuroshja Arta Nitaj, e cila së fundmi në InstaStory publikoi një fotografi, me të cilën po ironizohet izolimi i Kosovës këto 20 vite për shkak të vizave, duke e krahasuar me një karantinë mbrojtëse për të prekurit me Covid-19.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

“E dashur botë, Kosova është gati të ndihmojë. 20 vjet eksperiencë në karantinë”, shkruhej në fotografinë e shoqëruar me një dry, ku shfaqeshin edhe dy gishtat e demokracisë me flamurin e Kosovës në prapavijë.

Modelja Nitaj gjithashtu publikoi për ndjekësit e saj edhe disa nga këshillat e sugjeruara nga doktorët për preventimin e infektimit me coronavirus. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory
Exit mobile version