Site icon Telegrafi

Arta Nitaj i gëzohet suksesit të Distrias: Krenare me ty, urime Peja ime

Xhudistja e njohur me prejardhje nga Peja, Distria Krasniqi, i ka siguruar sot (e shtunë) medaljen e parë të artë olimpike Kosovës në garat e sivjetme të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Në ndeshjen finale, ajo triumfoi ndaj japonezes Funa Tonaki, të cilën e mposhti ashtu sikurse çdo kundërshtare tjetër në fazat paraprake.

E me suksesin e saj janë gëzuar mbarë shqiptarët e të gjitha trevave, përfshirë këtu edhe krerët e lartë të shtetit dhe një numër i madh i figurave publike.

Lexo po ashtu Rita Ora reagon pas fitores së Distria Krasniqit: Kosova lë gjurmë në "Tokio 2020"

Bukuroshja Arta Nitaj shpërndau në InsatStory një imazh të xhudistes Krasniqi, në mbishkrimin e së cilës u krenua me suksesin e bashkëvendases së saj.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

“Krenare me ty, urime Peja ime”, shkroi bukuroshja Nitaj në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet se është dyfish krenare që Distria ka edhe prejardhje nga qyteti i saj.

Pjesë e Lojërave Olimpike sivjet janë një numër mjaft i madh xhudistësh nën trajnimin e Driton Kukës. /Telegrafi/

Exit mobile version