Telegrafi

Arta Nitaj fillon të shkojë në koncerte me Brunon (Foto)

Ka disa javë që në media qarkullon lajme se bukuroshja nga Peja, Arta Nita, dhe këngëtari Bruno janë në një lidhje.

Dyshja kanë preferuar që rreth kësaj çështje të mos prononcohen në media, mirëpo në angazhimet dhe daljet e tyre të përbashkëta nuk i kanë shpëtuar kamerës së medias.

Bruno së bashku me “Threedots” kanë qenë të ftuar sonte për të kënduar në ‘Hangover Club’ në Gjakovë, e ndërsa në po të njëjtin vend, u pa edhe Arta Nitaj, e njohur tashmë si ‘Xhesika’ e “O Sa Mirë”.

Lexo po ashtu "Xhesika" e O Sa Mirë i bën dedikimin e parë Brunos (Foto)

Në një fotografi të kapur nga Telegrafi, Arta shfaqet mjaft atraktive si gjithnjë, teksa pret performancën e Brunos në skenë.

Në këtë mbrëmje ajo është gjendur në ‘VIP Zone” bashkë me dy mikeshat e saj, teksa ky duket të jetë fillimi i saj në mbështetjen e të dashurit, në koncertet e tij. /Telegrafi/

Arta Nitaj në ‘VIP Zone’, në pritje të performancës së të dashurit të saj, Brunos (Foto: Telegrafi)