Në kuadër të ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror, në emisionin “Dueli Botëror” kanë qenë të ftuar plot pesë mysafirë.
Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi, Dardan Islami, Fisnik Ademi e Alba Morina kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me ndeshjet e zhvilluara ditën e martë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.
Vëmendje të veçantë kësaj radhe mori sërish bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, e cila është prezantuesja e sivjetmë e këtij emisioni në krah të prezantuesit tjetër, Fisnik Zymi.
E veshur në të kuqe, Nitaj dukej mjaft atraktive dhe joshëse para ekranit të RTV Dukagjinit.
Në pjesën e sipërme vërehet tatuazhi i saj në krahëror, i cili i jep asaj një pamje edhe më tërheqëse.
Shkëlqimi në studio vinte dhe nga prezenca e një femre tjetër në studio, gazetares Alba Morina, e cila gjithashtu dukej bukur në një veshje të zezë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BEp0WaI2HZI