Telegrafi

Arta Nitaj duket bukur me kaçurrela dhe fustan të kuq, bën sërish që vëmendja të kthehet kah ajo

Në RTV Dukagjini është prezantuar emisioni i 23-të i “Duelit të Botërorit”, në kuadër të Kampionatit Botëror 2018.

Pjesë e panelit të të ftuarve në këtë mbrëmje ishin: Agon Fehmiu (ish-gazetar), Ilir Kurtishi(mjek-onkolog), Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Ismet Munishi (trajner/analist).

Paneli i sotëm në emisionin “Dueli i Botërorit”, në RTV Dukagjini

Emisioni është moderuar si gjithmonë nga Fisnik Zymi dhe modelja bukuroshe nga Peja, Arta Nitaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kampionatit Botëror 2018

Kjo e fundit ka arritur që si çdo herë tjetër të kthejë vëmendjen e shikuesve tek ajo.

Arta dukej tërheqëse gjatë natës së sotme, e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, i cili i vinte në pah këmbët atraktive.

Dukja e Arta Nitajt në natën e sotme në emisionin “dueli i Botërorit”

Modeli i flokëve me kaçurrela, pak më ndryshe se herët tjera, i dha asaj një pamje edhe më të veçantë.

Pas një sezoni të suksesshëm në serialin “O Sa Mirë”, Arta Nitaj provoi edhe si moderatore përgjatë gjithë emisioneve të “Duelit të Botërorit”, duke treguar aftësitë e saj edhe në këtë fushë. /Telegrafi/