Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni i 26-të i “Duelit të Botërorit”.
Të ftuarit e sotëm kanë diskutuar rreth triumfit të Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Belgjikës. Gjithashtu pjesë e debatit ishte debutimi historik i Dritës së Gjilanit në Ligën e Kampionëve.
Nikoqirë të mbrëmjes ishin si gjithmonë prezantuesit Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj.
Kjo e fundit, ka rrëmbyer si gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, e cila nuk mungoi as sonte, me një fustan të zi dhe të shkurtër që modelja kishte veshur.
Me flokë të lëshuara poshtë dhe qëndrim të duhur skenik, Arta arriti që të kthejë vëmendjen e shikuesve edhe njëherë nga ajo.
Jo me më pak shkëlqim dukeshin edhe protagonistet e rubrikës “Pikante”, Laura Guri dhe Erza Brahushi.
Në disa fotografi të shkrepura në prapaskenën e emisionit nga Telegrafi, dy “pikantet” duken mjaft tërheqëse, teksa pozojnë plot buzëqeshje para kamerës.
“Dueli i Botërorit” është emisioni i cili ka shoqëruar për një muaj të tërë gjatë Kampionatit Botëror shikuesit e RTV Dukagjinit me të ftuar specialë dhe analiza të shumta rreth ndeshjeve të futbollit.
Tri femrat protagoniste që ishin pjesë e pandashme e gjithë këtyre puntatave të emisionit, i dhanë një shije krejt tjetër emisionit shumë të ndjekur nga shikuesit e RTV Dukagjini. /Telegrafi/