Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gati për një aventurë të re televizive.
Ajo shumë shpejt do të nisë një program të ri të quajtur “Skandal”, i cili do të transmetohet në RTV Dukagjini.
Në rrjetet sociale tashmë është publikuar promoja e emisionit, e cila shfaq një fletore të mbushur me shkrime të bëra për modele në faqet e shtypit rozë.
Bukuroshja nga Peja nuk ka zbuluar në detaje se për çfarë bëhet fjalë, duke e lënë konceptin e emisionit befasi për publikun.
Nitaj përndryshe është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, për imazhet dhe videot e ndryshme me përmbajtje provokuese që publikon.
Ajo ka tashmë një përvojë në prezentim, pasi është marrë me moderimin e “Tap Quiz”-it që transmetohej në Platformën Gjirafa. /Telegrafi/