Telegrafi

Arta Elezaj nuk e përjashton mundësinë t’i kthehet profesionit për të cilin ka studiuar

Arta Elezaj (Foto: Instagram/artaelezaj)

Arta Elezaj tashmë është një fytyrë e njohur e showbizit në trevat shqipfolëse.

Vajza nga Klina në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se mezi pret rikthimin e serialit “O sa mirë” aty edhe ku e nisi karrierën.

Ajo thotë se edhe eksperienca me televizionin në Shqipëri i ka ndihmuar shumë në karrierën profesionale por shton se në Kosovë ndjehet më mirë në aktrim.

“Përballja me publikun në “Apartamentin 2XL” ishte një përvojë shumë e mirë, që gjë nuk e kisha provuar në Kosovë”.

“Do të dëshiroja ta provoja edhe një përvojë si prezantuese televizive por deri më tani nuk e kam gjetur ndonjë emision që e kam parë vetën”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Aktorja dhe modelja megjithatë thotë se e ka alternativë të fundit edhe rikthimin në profesionin e saj ku edhe ka studiuar.

“Kam studiuar juridikun dhe nuk përjashtoj rikthimin në këtë profesion”, tha ndër të tjera Arta Elezaj./Telegrafi/