Telegrafi

Arta Dobroshi fascinon adhuruesit e kinematografisë evropiane

Është fjala për programin televiziv të Al Jazeera English, The Fabulous Picture Show, që organizohet në kinemanë "Everyman Cinema Club" dhe ka për qëllim që të sjellë aktorë dhe regjisorë para publikut në një atmosferë interaktive.

Pasi që u shfaq filmi, Arta Dobroshi u prezantua nga udhëheqja e këtij programi, Amanda Palmer. Ajo me një anglishte solide u përgjigj në pyetjet e prezantueses Palmer dhe të të pranishmëve.

Ajo tregoi rreth audicionit të parë për vëllezërit Dardenne që u bë në Prishtinë ku ajo i kishte folur të vetmet fjalë frënge që kishte ditur; ditët e javës, dhe kjo ishte incizuar nga asistenti i regjisorëve të njohur.

Më vonë regjisorët kishin shkuar në Sarajevë ku e kishin filmuar gjatë gjithë ditës, e pas kësaj e kishin ftuar në Liège (Belgjikë) që të njihej me aktorët Jérémie Rénier (Claudy Moreau) dhe Fabrizio Rongione (Fabio) dhe pasi që kishin punuar së bashku disa ditë i kishin thënë: "Urime, ti je Lorna"! /ukalbanians/