Arta Bajrami është në finalizim e sipër të projektit të ri muzikor.
Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se kënga e re titullohet “A dalim”.
Ajo ka pohuar se videoklipi i ri i punuar nga “Arbasound” do të publikohet ditën e shtune.
“Ditën e shtune, ora 18:00 premier në kanalin zyrtar ne YouTube (Arta Bajrami)”, ka shkruar në llogarinë personale Arta Bajrami.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e këngëtares, e cila është duke punuar edhe në disa të tjera. /Telegrafi/