Telegrafi

Arta Bajrami si rrallëherë, shfaqet në veshje tradicionale shqiptare

Ajo është veçuar për një stil të veçantë të veshjes në estradën muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Arta Bajramin, e cila gjatë javës së kaluar solli këngën më të re të titulluar “M’ka marr malli”.

Megjithatë, bukuroshja së fundi ka befasuar të gjithë me imazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Pak kujt i ka shkuar ndonjëherë ndërmend që këngëtaren do ta shohim në veshje tradicionale kombëtare.

Kjo ka bërë që të vërshojnë pëlqimet si dhe komentet pozitive për dukjen e zeshkanes, e cila duket më e bukur si kurrë më parë.

Ndërsa vet këngëtarja për dukjen e saj ka falënderuar atë që u kujdes, stilisten Anela Gashi dhe SAZGAF.

Theksojmë se ajo është duke punuar fuqishëm në projekte të reja muzikore gjersa do të jetë edhe e pranishme para publikut gjatë sezonës së verës.

Ditë më parë ajo ka treguar për Telegrafin se se shpejti vjen me CD këngësh për dasma.

Ndryshe, kënga e fundit e këngëtares është shikuar mbi 200 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/