Këngëtarja Arta Bajrami është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Arta ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet në shoqëri të kunatave të saj.
Bashkëshorti i saj, Xhimi, është vëlla i shtatë motrave, e që njëra prej tyre ka qenë shumë afër këngëtares gjatë gjithë karrierës.
Arta u ka bërë të ditur fansave se ndjehet shumë falënderuese ndaj Xhevrijes, e cila ka qenë shumë suportuese në karrierën e saj.
Këngëtarja tregon se kunata në fjalë ka qenë e pranishme në çdo koncert të këngëtares duke e përcjellë me transport deri në vendin ku ajo do të këndonte, dhe duke e pritur deri sa ta përfundonte koncertin.
Arta përndryshe është nënë e tre fëmijëve, dhe njëherësh vazhdon të jetë shumë e angazhuar në karrierën e saj muzikore.
Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/