Këngëtarja Arta Bajrami Sekiraça ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku ka rrëfyer disa prej momenteve nga karriera dhe jeta e saj personale.
Këngëtarja tregoi se aktualisht është duke iu përkushtuar pak familjes, pasi ka pak muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, dhe për këtë shkas projekte të reja muzikore priten në një të ardhme pak më të largët.
Në një nga pyetjet e parashtruara se nëse do i jepej mundësia të bënte ndonjë duet me një nga yjet e famshëm botëror, Arta tregoi se nuk e mendon më këtë gjë:
“Përpara kam patur disa por tani nuk kam ndonjë të preferuar. Ndoshta mosha e bën të vetën, ose ndoshta kualiteti nuk është ai që ishte dikur edhe tek yjet botëror. Thënë shkurt, nuk është se vdes për një karrierë internacionale”, deklaroi ajo. /Telegrafi/