Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm në të cilin pretendohet se producenti Artan Bajrami i njohur si Don Arbas e ka sulmuar fizikisht ish-sekretarin e Shëndetësisë, Ilir Tolajn.
Në lajm thuhej se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ndërsa policia nëpërmjet një komunikate e ka konfirmuar sulmin ndaj Tolajt.
“I. T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Mirëpo e kontaktuar nga lajmi.net motra e tij, këngëtarja Arta Bajrami e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
Ajo ka thënë se kjo është një dezinformatë.
‘’Kjo është një dezinformatë, para pesë minutash nejta me vëllain tim. Ai për momentin me sa e di unë është me djalin e axhës, e jo në polici’’, ka thënë ajo.