Telegrafi

Arta Bajrami mbetet pa fjalë nga urimi që i vjen ta lexoj në dasmë

Këngëtarja jonë është befasuar me një kërkesë së një dasmori.

Arta Bajrami si shumica e estradës sonë femra, kanë filluar të këndojnë nëpër dasma dhe ahengje familjare.

Rrjedhimisht, kjo bënë që pjesëmarrësit të kërkojnë edhe ndonjë këngë të veçantë, me të cilën e urojnë çiftin.

Por, një urim si duket e ka lënë pa fjalë zeshkanen sa që nuk ka mundur pa e ndarë me fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.

Në fakt, pos gabimeve të shumta drejtshkrimore, ka edhe disa fjalë që mund të keqinterpretohen prej lexuesve.

Lexo po ashtu Ende janë të vogla, por që tani Arta Bajrami u vendos rregulla 'të dashurve' të vajzave!

Ndryshe, kënga e fundit e Artës ishte “Malli m’ka marr”, i cili deri më tani është shikuar mbi 300 mijë herë në YouTube.

Theksojmë se Bajrami është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/