Telegrafi

Arta Bajrami kujton hitet më të mëdha që Don Arbas punoi për kolegët e saj ndër vite

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Gjatë gjithë karrierës, ajo ia besoi projektet muzikore vëllait të saj, producentit të njohur Don Arbas, i cili njëherësh është prej më të kërkuarve në tregun muzikor.

Së fundmi, këngëtarja Bajrami është bërë nostalgjike për hitet e dikurshme që estrada realizonin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa prej këngëve më të suksesshme që vëllai i saj, ka punuar për kolegët e këngëtares ndër vite.

Ndër to, ajo kujton hitin “Supersweet” të Capital T, të cilën reperi e lansoi në fillimet e tij, apo këngën e famshme “Vibe”, të interpretuar nga Tuna, Dafina Zeqiri dhe 2po2.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

“Iluzion” dhe “I harruar” të Leonora Jakupi janë po ashtu këngë të punuar nga dora e Don Arbas, njashtu si hitet më të mëdha në karrierën e Ryva Kajtazit, këngët “Hajde zemër” dhe “Me ty nuk flas”.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

MC Kresha dhe Kaltrina Selimi kanë po ashtu këngë të suksesshme të punuar nga producenti në fjalë, teksa të gjitha këngët e Artës mbajnë vulën e Don Arbas.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Dikur, këngët që publikoheshin nga estrada ishin të rralla, ndoshta dy ose tri brenda viti, por ishin të suksesshme dhe godisnin në veshin e publikut, përkundër ditëve të sotme ku publikimi i këngëve është aq i shpeshtë por kualitet i dobët dhe komercialiteti, shpesh i bën monotone te publiku. /Telegrafi/

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory