Telegrafi

Arta Bajrami: Askujt nuk i intereson për dasmat e VIP-ave, por për vizat

Qendër e vëmendjes së mediave shqiptare kohët e fundit ishin dasmave e VIP-ave shqiptarë.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer edhe shumë këngëtares sonë, Arata Bajramit, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, pasi u martua vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli, mbrumë u kurorëzua edhe djali i Remzie Osmanit, Hamza.

Këngëtarja shqiptare ka shkruar se askujt nuk po i intereson se kush është martuar pasi që të gjithë veshët i kanë të drejtuar drejt liberalizimit të vizave.

“Ooo nuk i intereson popullit kush u martuar e kush jo? Po a ka ndonjë lajm për viza???”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, Arta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/