Telegrafi

Art i vërtetë: Adoleshentja i rikrijon veprat e njohura të artit përmes grimit (Foto)

Pas eksperimentimit me disa grime në formë kafshe, 16 vjeçarja Stefania Atupe së fundmi ka filluar të provojë diçka më interesante: rikrijimin e veprave të njohura të artit në qepallat e saj.

“Kur e kisha postuar një dizajn në ‘Twitter’, një vajzë më kishte dërguar mesazh duke më thënë se dizajni ia rikujtonte asaj një vepër të Van Goghit. Dhe, meqë mua më pëlqen Van Goghi, kisha vendosur të provojë ta grimojë veprën ‘Starry Night”, ka thënë artistja.

Është e qartë se puna e saj e vështirë ia ka shpaguar të gjitha – pasi që rezultatet nuk janë gjë tjetër pos të mahnitshme. Vetëm shikoni më poshtë punimet e mahnitshme të Stefanisë dhe do të bindeni edhe vet. /Telegrafi/