Ishte edicioni i dytë letrar “Vjeshta dhe Vargjet”, i cili u organizua nga grupi i shkrimtarëve "Art Club Rifat Kukaj”. Meqenëse grupi i shkrimtarëve mban emrin poetit, në fillim u thanë fjalë të mira për të.
Edhe miqtë me shumë nostalgji e kujtuan shkrimtarin e ndjerë.
E, pas kësaj u mbajt tryezë letrare kushtuar shkrimtarit për fëmijë, Zymber Elshani.
Programi letrar vazhdoi me recitimin e poezive të ndryshme nga shkrimtarët e rinj e të vjetër.
Në këtë festë të poezisë nuk munguan as çmimet për më të mirët. /Klan Kosova/