Këngëtari Art Abazi i është bashkuar gjatë ditës së martë label-it PINT.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ai pozoi pranë reperit MC Kresha, i cili është një ndër themeluesit e label-it PINT.
“Zyrtarisht PINT”, shkroi Art Abazi në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke treguar kështu që tash e tutje çdo projekt i ri muzikor nga ai do të ketë vulën e PINT.
Dyshja përndryshe disa muaj më parë kanë publikuar bashkëpunimin me titull “Enigmë”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Art Abazi përndryshe njihet për projekte muzikore të mirëfillta, duke mos e tradhtuar asnjëherë stilin e tij në muzikë, ndonëse është avantgard. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uF_qzqynxgs