Telegrafi

Art Abazi promovon peisazhet e bukura të Kosovës përmes fotografive të veçanta

Ai është një nga artistët më të çmuar të kombit shqiptar, pikërisht për shkak të stilit të tij unik.

Art Abazi, këngëtari shqiptar, ka marrë një tjetër iniciativë, por, kësaj radhe shumë më ndryshe dhe shumë më e veçantë, shkruan Syri Kosova.

Përmes një fotografie të hedhur në Instastory, ai tha se pranon shumë mesazhe nga të huajt, për pikat turistike në Kosovë që mund t’i vizitojnë.

Kështu, Arti ka hapur një faqe në Instagram me emrin @livelovekosovo, në të cilën gjithë njerëzit mund të dërgojnë fotografi të bukura për t’i postuar, në mënyrë që të promovohet Kosova si shtet, me bukuri natyrore që i ka.

Kush ka foto të bukura t’i dërgojë te @livelovekosovo, në mënyrë që të shihen kudo në botë.