Site icon Telegrafi

Art Abazi demanton lajmet se është ndarë nga e fejuara, publikon një moment intim me të

Foto: Instagram

Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti.

Të njëjtit lanë vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.

Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë u bë së fundmi nga artisti shqiptar duke konfirmuar se janë bashkë.

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai në një postim përkrah partneres.

Lexo po ashtu Art Abazi ndahet nga e fejuara?

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave duke i uruar për ribashkimin e tyre.

Abazi nga ana tjetër kohëve të fundit ka lansuar më pak projekte duke bërë kështu një tërheqje nga muzika.

“N’buzët e saj” mbetet e fundit prurje e Artit që e solli para një muaji pas një periudhe të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version