Leicester City i është kthyer fitoreve në Ligën Premier menjëherë pas shkarkimit të trajnerit italian, Claudio Ranieri.
Kampioni aktual i Ligës Premier e ka mposhtur në shtëpi Liverpoolit me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në ‘King Power Stadium’ në kuadër të javës së 26 të Ligës Premier.
Leicester City kanë treguar krejt tjetër fytyrë nga ajo që e kemi parë deri më tani këtë sezon, pasi ishin shumë më konkret në aksionet e tyre, duke i shënuar dy gola në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi në minutën e 28 me anë të sulmuesit shumë të përfolur, Jamie Vardy, i cili mposhti nga afërsia portierin e Liverpoolit pas asistimit të Marc Albrighton.
Në minutën e 39, kampionët shënuan edhe një herë me anë të kapitenit Daniel Drinkwater, i cili shënoi një supergol nga rreth 25 metra dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi prej 2-0.
Në pjesën e dytë përsëri avazi ishte i njëjtë, Liverpool sulmonte, Leicester shënonte dhe kështu gjetën edhe golin e tretë në këtë takim.
Ishte përsëri Vardy që shënoi me kokë për 3-0 në minutën e 60 pas asistimit perfekt të Christian Fusch.
Pas këtij goli, ‘Reds’ u hodhën në sulm me të gjitha forcat duke arritur të shënojnë edhe një gol dhe të ngushtojnë epërsinë në 3-1.
Philippe Coutinho ishte ai i cili shënon një gol të bukur në minutën e 68 pas asistimit të Emre Can, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Jurgen Klopp.
Deri në fund të takimit, pati edhe shumë raste të tjera, por rezultati nuk ndryshoi dhe kështu Leicester morën një fitore të madhe e cila do t’ju shërbej që të ngritin moralin në luftën për mbijetesë.
Pas kësaj fitore, ‘Dhelprat’ ngiten në pozitën e 15 me 24 pikë, ndërsa Liverpooli e sheh vetën në vendin e pestë me 49 pikë. /Telegrafi/
Vardy Party status: Back on. #LEILIV pic.twitter.com/B38Y1S3JJH
— Keith Ó Gealbháin (@KeithGalvin) February 27, 2017
https://twitter.com/FEnthusiast2/status/836315093558300672
https://twitter.com/FEnthusiast2/status/836324870954835973
Coutinho goal… https://t.co/Eg5QXaKfh8 RT @LFCMostar
— LFC Online (@Liverpool) February 27, 2017