Telegrafi

Arsyetohet Justin Bieber: Nuk e fshiva Instagramin, ishte një aksident! (Foto)

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka qenë shumë i përfolur muajve të fund, sidomos pas përleshjes së tij me ish të dashurën Selena Gomez, e njohur si mbretëresha e Instagramit.

Justin kishte paralajmëruar se do ta fshinte llogarinë e tij në Instagram, e ndërsa Selena kishte shkruar një koment me të cilin i drejtohej se ky “kërcënim” për fansat është i turpshëm.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe llogaria zyrtare e këngëtarit është fshirë nga Instagrami.

Pas zhgënjimit tejet të madh të fansave, Bieber ka deklaruar sot përmes një statusi në Twitter, ku ka treguar se ende nuk është në Instagram, por ishte një aksident, pasi nuk e fshiu ai llogarinë e tij.

Sido që të jetë, ai ka humbur shumë nga fansat e tij të cilët janë ndarë të zhgënjyer në momentin që kanë parë se ai nuk ndodhet më në një nga rrjetet sociale më të njohura në botë. /Telegrafi/