Site icon Telegrafi

Arsyetimi i babait të tifozit të Atalantas për mungesë e djalit të tij në shkollë shkaku i ndeshjes historike ndaj Valencias, shpërndahet edhe nga kryetari i Bergamos

Atalanta është e gatshme të shkruaj histori në ndeshjen ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat do të përballen nga ora 21:00 në San Siro, derisa është publikuar një letër që arsyeton mungesë e një tifozi të skuadrës italiane në shkollën e tij.

Kryetari i Begamos, Giorgio Gori ka publikuar një letër, ku thuhet se tifozi i Atalantas do të mungojë në shkollë shkaku i ndeshjes që zhvillon skuadra e tij ndaj Valencias në garën më të madhe në Evropë për klube.

“Dëshirojmë të ju informojmë se Edoardo do të mungojë në shkollë për arsye historiko-kulturore në këtë pasdite. Ai do të shoqërojë babain e tij në një epokë historike të Bergamos. Forca Atalanta!”, ka shkruar babai i tij në një njoftim për shkollën.

Në këtë ndeshje historike për klubin italian pritet të thyhet shikueshmëria e tifozëve në stadium, me rreth 45 mijë tifozë të pranishëm.

Një veprim i tillë, natyrisht se do të jetë motiv shtesë për lojtarët që ta fitojnë takimin e parë që zhvillohet në Itali për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version