Site icon Telegrafi

Arsyetim i mungesës për nxënësen nga Obama

Babai i saj John Corpus nga qyteti Green Bay në Wisconsin, ka shkuar të dëgjoj prezantimin e Obamas për mbrojtjen shëndetësore, i ka bërë pyetje presidentit dhe me të njëjtën udhë e ka marrë edhe vajzën e vet e cila ka munguar nga mësimi vetëm për ta parë.

Corpus ka shtuar se shpreson që vajza e tij nuk do të ketë probleme për këtë, kur Obama ia ka kthyer: "A doni t’ia shkruar një arsyetim?". Të tubuarit kanë qeshur duke menduar se ai po bënte shaka, por presidenti në një copë letre ka shkruar:

"Për mësuesen e Kennedyt: Ju lutem të arsyetoni mungesën e Kennedyt. Ajo është më mua. Barack Obama", e më pas ka zbritur nga skena dhe personalisht ia ka dorëzuar arsyetimin vajzës.

Mësuesja e shkollës fillore tanimë ka vendosur se çfarë do të bëj me arsyetimin: do ta vendos në kornizë, e për nxënësen do ta bëj një kopje.

Exit mobile version