Telegrafi

Arsyet shtesë për një gotë birrë

Në të kaluarën birra ka pasur rëndësi aq të madhe, saqë është përfshirë në Kodin e Hamurabit, kodi i parë në botë, ku shkruan se birra nuk guxon të përmbajë shumë ujë e as të shitet me çmim shumë të lartë.

Birra është pije tërësisht natyrore dhe është produkt i baraspeshuar biologjik, prandaj me të drejtë quhet ‘ushqim i lëngshëm’. Vlera energjetike e një litri birrë i përgjigjet vlerës energjetike të një litri qumështi me yndyrë.

Kënaqemi duke pirë birrë për shkak të shijes dhe aromës unike, mirëpo përveç kënaqësisë, ajo ndikon pozitivisht edhe në gjendjen tonë fizike. Mësoni se cilat janë pesë dobitë e birrës për shëndetin:

1. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës
2. Është e pasur me vitaminë B6
3. Pengon formimin e gurëve në veshka
4. U ndihmon femrave që të plaken më mirë
5. Pengon kancerin

/Telegrafi/