Një qen nuk është një fëmijë. Ka disa persona, të cilët mendojnë se marrja e një qeni në shtëpi do të thotë të kenë fëmijën që nuk e kanë pasur kurrë. Po ja që nuk është kështu. Qeni nuk është një fëmijë, por një kafshë që i përket një specie të ndryshme nga e jona.
Një qen ka nevojë të ecë dhe jo të mbahet gjithmonë në krahë, ose më keq, të qëndrojë i mbyllur në një kolibe. Ai nuk duhet të lahet më shumë se një herë në javë, sepse përndryshe lëkura e tij prishet. Nuk ka nevojë as për veshje. Thjesht është një qen dhe jo një fëmijë dhe këtë gjë duhet ta fiksoni mirë në kokën tuaj.
Thojini lamtumirë shtëpisë së pastër
Qentë janë kafshë të mbuluar gjithandej me qime. U bien shumë shpesh qimet, më shumë sesa na bien ne dy herë në vit. Në këtë rast, duhet thënë se duhet ta harroni shtëpinë e pastër, madje edhe sikur ta pastroni atë çdo ditë. Ndaj, nëse merrni një qen, duhet të mësoheni me idenë se shtëpinë do ta keni thuajse gjithmonë pis.
Qentë dalin jashtë kudo
Qentë nuk komunikojnë si ne, qeniet njerëzore, që esencialisht flasim dhe kuptohemi me fjalë. Është e vërtetë, se me ta ne mund të kuptohemi vetëm për pak gjëra, por ama pjesën tjetër të situatave qëndrojnë të “heshtur”. Për këtë motiv, ju duhet të mos shqetësoheni kur qeni që doni të adoptoni, ta bëjë jashtëqitjen kudo. Për të, kjo gjë është krejtësisht normale.
Kur është në zinxhir, qeni ka tendencë të tërheqë
Nëse jeni mësuar të shihni zonjat me këlyshët kur ato shkojnë të bëjnë pazar dhe ata qëndrojnë gatitu, ai është rezultat i cili është përftuar për muaj të tërë, ose ndoshta dhe vitesh. Sepse në të vërtetë, qentë kur janë në zinxhir kanë tendencë të tërheqin, akoma edhe më shumë nëse janë të fuqishëm. Duhet të mendoheni mirë për këtë aspekt.
Qentë kanë nevojë të qëndrojnë jashtë
Edhe pse shtëpia juaj mund të jetë e madhe, një qen ka nevojë të qëndrojë jashtë, të dalë, të vrapojë dhe mundësisht të socializohet me qentë e tjerë. Daljet pra, nuk duhet të jenë vetëm dy herë në ditë dhe vetëm për pesë minuta.
Qentë janë një shpenzim më vete
Duhet të keni parasysh se në një periudhë krize si kjo që po kalon bota tashmë, qentë kanë nevojë për shumë shpenzime. Ata duhet të hanë ushqimin e tyre, që është i posaçëm; kurrsesi nuk do të ngopen ose do të ndihen mirë me mbeturinat që ju mund t’i hidhni pas një vakti.
Qenë kanë erë të keqe dhe kjo gjë u pëlqen
Kjo është një e vërtetë e hidhur: qentë kanë erë të keqe erë të keqe dhe kjo gjë atyre u pëlqen shumë. Ata komunikojnë shumë përmes erës së tyre, ndaj kjo gjë është shumë e rëndësishme për ta. Por, për hundën e pronarëve, rrjedhimisht nuk është kështu, por përkundrazi është një bezdisje.
Qentë kanë nevojë për natyrën
Kjo pikë u dedikohet të gjithë atyre të cilët jetojnë në qytet: qentë kanë shumë nevojë për natyrën. Nëse jetoni në qendër të qytetit, ju duhet të kaloni një pjesë të mirë të kohës për ta nxjerrë atë jashtë, ose për ta çuar në park. Kjo do t’i bëjë shumë mirë atij për të vrapuar pak, po ashtu edhe juve, por problemi qëndron te koha dhe te mundësia.
Qentë nuk janë objekte
Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend më shumë se çdo gjë tjetër është se qentë nuk janë objekte. Kanë ndjenja, sidomos ndaj qenieve njerëzore, na shohin si personat më të rëndësishëm në botë, për nga struktura e tyre mendore dhe shoqërore. Ju nuk mund ta lini një qen gjithë ditën vetëm në shtëpi, apo ta dërgoni diku tjetër ku atij nuk i pëlqen. Ai duhet të jetë përgjegjësia juaj. /Telegrafi/