Site icon Telegrafi

Arsyet që i nxisin njerëzit t’i tradhtojnë partnerët

Tradhtia është një prej gjërave më të këqija që ekziston – këtë nuk e mohon askush!

Por, cilat janë arsyet që i nxisin njerëzit të tradhtojnë?

Ekspertët kanë përpiluar një listë me këto arsye dhe ato jua sjellim më poshtë, transmeton Telegrafi.

Mungesa e pasionit në lidhje

Kjo është një prej arsyeve më të zakonshme se përse individët tradhtojnë. Ju mund të keni harmoni emocionale, por nëse ka mungesë pasioni atëherë mund të përfundojë me tradhti.

Mungesa e kënaqësisë emocionale

Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse nëse nuk ndjeni intimitet emocional, ju mund të bini në depresion dhe të filloni të kërkoni burimin e lumturisë diku tjetër.

Zemërimi është nxitës i tradhtisë

Ndoshta dyshoni se partneri ju ka tradhtuar ose ju ka lënduar dhe kështu dëshironi të barazoheni duke e tradhtuar.

Kureshtja për përvoja të reja

Interneti. Palestra. Aplikacionet e ndryshme… Gjithçka zgjon kureshtje dhe madje mund të filloni të flirtoni me dikë vetëm për t’i përjetuar prapë ato ndjenja dhe në fund përfundoni me tradhti. /Telegrafi/.

Exit mobile version